Trump “i zhgënyer” me Putin, i ofron Zelensky-t raketa për t’i përdorur nëse Rusia nuk heq dorë nga lufta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur shumë i zhgënjyer me Vladimir Putin dhe ka vënë në dyshim marrëdhënien e mirë që ka patur me liderin rus.

“Jam shumë i zhgënjyer sepse unë dhe Vladimiri kishim një marrëdhënie shumë të mirë, dhe ndoshta ende e kemi. Nuk e kuptoj pse kjo luftë vazhdon”, tha Trump drejtuar Putin.

Më pas ai foli edhe për takimin që do të mbajë të premten me Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se pret që të jetë një takim interesant. Presidenti po ashtu i bëri një “propozim” Zelenskyt për raketat Tomahaëks, të cilat i ka kërkuar edhe vet më parë lideri ukrainas.

“Zelenskyy dëshiron Tomahawks? Ne kemi me bollëk.”, tha presidenti Trump. Duke lënë të kuptohet që mund të ofrojë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi që mund të përdoren nga Kievi nëse presidenti rus, Vladimir Putin, nuk i jep fund luftës në Ukrainë .

Back to top button
LAJMET E FUNDIT