Toka e “ëndrrave” nuk i shpëton më kriminelët shqiptarë, arrestohet në Dubai Altin Sinomati, bosi i kokainës që pagoi 150 mijë euro për kokën e kundërshtarit

Altin Sinomati, shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia italiane ka rënë së fundmi në prangat e Policisë në Dubai. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se Sinomati, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt, i njohur si Passerotto, ngjarje kjo e ndodhur më 20 shtator të 2020 në plazhin e Torvaianicës, është arrestuar disa ditë më parë në tokën ku “kriminelët strehoen”.

Konkretisht më 10 tetor, në Abu Dhabi, policia e Emirateve të Bashkuara Arabe, me ndihmën e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor (SCIP), arrestoi shtetasin shqiptar. Arrestimi i tij erdhi pas sinjalit të kuq të lëshuar nga Antimafia e Romës.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se Sinomati pagoi 150 mijë euro Raus Esteban Calderon për kokën e Shehajt.

Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s. Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë për organizatën që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Molisso së bashku me Leandro Bennato. Organizata u shpërbë nga komanda provinciale e Karabinierëve të Romës në një operacion të policisë gjyqësore të kryer më 18 mars 2025.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua menjëherë pas arrestimit të Calderon për vrasjen e Shehaj, Sinomati i shpëtoi kapjes sepse me sa duket kishte frikë se mos bëhej shënjestër e përpjekjes hetimore të koordinuar nga zyra e prokurorit të Romës dhe kështu kishte gjetur strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT