Theri me thikë gruan pesë muaj më parë në Shkodër, gjendet i varur në burg amerikani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqendrën e veriut, në Shkodër, ku Brendon Ronald Saportio është gjetur i vetëvarur në dhomën e tij të qelisë.
Ka qenë një tjetër i burgosur ai i cili e ka gjetur të varur në dhomë amerikanin. Menjëherë ai ka lajmëruar gardianët e burgut, por pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor nuk mundën që ta shpëtojnë.
“Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.
Ngjarja është raportuar menjëherë autoriteteve kompetente, dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave. Drejtoria e IEVP Shkodër po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e IEVP në Shkodër.
Paraditen e 2 majit të këtij viti, Brandon Saporito, në gjendje të dehur masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij 53-vjeçare, Sandra Holley.
Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht ajo humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që partneri i saj, i cili është edhe autori i këtij krimi, pasi vrau 53-vjeçaren vendosi që t’i jepte fund dhe jetës.
Me thikën që masakroi bashkëjetuesen preu damarët dhe menjëherë u dërgua në spital. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore ai u burgos dhe pasditen e kësaj të marte, 28 tetor, ai ka vrarë veten.