Telefonata anonime që prishi ‘planet’ e kriminelëve të Elbasanit! Kush e spiunoi biznesmenin Zykollari me shokë në polici?! (EMRAT – DETAJE)

Një telefonatë pa autor ka mbërritur mesditën e djeshme në sallën operative të Policisë së Elbasanit duke informuar për disa persona të armatosur që ndodheshin në restorant ‘Zykollari’, në periferi të qytetit pranë Bradasheshit. Restorant ‘Zykollari’ rezulton në pronësi Tauland Zykollarit, tashmë i arrestuar së bashku me djalin e tij të mitur 17 vjeç, i cili është gjetur në lokal në momentin e mbërritjes së policisë.
14 persona u arrestuan disa për armëmbajtje pa leje e të tjerë për kundërshtim të forcave të policisë, shumë prej tyre me precedentë të theksuar kriminale. Mes të arrestuarve është Maksim Suçi alias Lika, i njohur si pjesëtar i grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
Tre personave të arrestuar për armëmbajtje pa leje, Endri Doda, Ervin Cani dhe Akil Kertusha, pistoletat e tyre ishin me fishek në fole gati për qitje.
Rasti në fjalë është nën hetim nga autoritetet ndërsa dyshimet kryesore janë se në restorant ‘Zykollari’ nuk ka klientë të rëndësishëm, por se të 14 personat mund të jenë mbledhur për të organizuar një ngjarje kriminale.
Gjithashtu kontrolle u ushtruan dhe në disa banesa nga ku u gjetën dhe u sekuestruan doreza neuroparalizuese apo elektroshok, 4 radio si të policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues në formë pistolete, thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete dhe 13 celularë.
Personat e arrestuar:
Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie
Taulant Zykollari
Arjan Doda