Të tjera lëvizje në Polici/ Ndryshimet nga Shkodra në Tiranë, ja emërimet (EMRAT)

Pas ndryshimeve në Policinë Rrugore që pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim, lëvizje janë bërë dhe në sektorin e Narkotikëve në Tiranë si dhe në Policinë e Shkodrës. 

Shefi i Sektorit të Narkotikëve në Tiranë, Arbër Zemani, është larguar nga posti dhe është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër. 

Ndërkohë drejtori Rajonal i Kufirit në Shkodër, Adrit Elmazi, është emëruar Specialist në Drejtorinë Strategjike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Emërimet dhe shkarkimet 

Shefi i Sektorit të Narkotikëve Tiranë Arbër Zemani – largohet nga detyra/ emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër 

Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër Adrit Elmazi – largohet nga detyra/ emërohet Specialist në Drejtorinë Strategjike në DPPSH 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT