“Të kanë futur këta të krahut të Veliajt”, kandidati i pavarur për Tiranën në kërkim të firmave, “përplaset” me moderatorin në studio

Sipërmarrësi Dritan Gremi ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ndërsa shpalli kandidaturën e tij për zgjedhet në Bashkinë e Tiranës.
I pyetur nëse është nga personat e afërt të Veliajt, Gremi tha se e njeh por nuk ka patur me të një marrëdhënie që mund ta bëjë pis.
Ylli Rakipi: Gojët e liga, siç ka gjithmonë këtu, thonë është futur nga pjesa e Erion Velisë…
Dritan Gremi: Njihem me Veliajn dhe shumë politikanë, edhe me të djathtë. Nuk është turp të njohësh Veliajn.
Para ca ditësh më doli një postim i Veliajt me të birin që kishte ditëlindjen. Burri që është burrë, ia bën një koment dhe ia bëra. Po çfarë pashë aty? Ishin të gjithë, përveç atyre me të cilët ka dhënë dhe ka marrë. Kjo e tregon se si është kjo botë, si i kishte krijuar marrëdhëniet me ata njerëz që e kanë braktisur. Veliajn e kam njohur por nuk kam patur asnjë marrëdhënie që mund të më bëjë pis.