‘Të hajnë atë që nuk thuhet’, ish-ministri i drejtësisë: Në gjykatat e Shqipërisë hyjnë derri dhe dosa! Idiotësi tipike shqiptare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në studion e News24, ka komentuar ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Manjani është shprehur se siguria nëpër gjykata është kapur gafil dhe se çdokush mund të hyjë në institucione i pashqetësuar.
Ndër të tjera ai thotë se gjykatësit janë zyrtarët më të kërcënuar në republikë, ndërsa aktin e vrasësit Elvis Shkambi, e ka cilësuar si një vetëgjyqësi tipike shqiptare.
“Ai vrasësi s’ka llogjikuar me reformën në drejtësi. Halli është se motivi i dobët përfundoka në dhunë kaq të thjeshtë e barbare.
Siguria në gjykata është kap gafil. Hyn derri dhe dosa aty. Policia e ka, janë mbyllur 6 gjykata apeli. Më mirë të kërkosh ndjesë sat ë thuash se kam unë përgjegjësinë.
Gjyqtari I republikës së shqipëris është zyrtar më I kërcënuar, është punonjës i shtetit dhe në këtë kuptim, ca ka bërë shteti.
Nuk do të gjeni në rruzull një shtet që shtetarët e vet i hedh në rrugë. Me dënim të përjetshëm.
Në Shqipëri nuk ka mafie., të kishte mafie me këtë që bëjnë këta në sistem nuk do të linin këmbë mbi dhe. Vetëgjyqësi tipike e idiotësisë shqiptare. Duhet ta dënojmë, ca do thuash me atë që urrejmë. Të hajnë mender jush atë që s’thuhet”, tha Manjani.