Taulant Balla përplaset me Mediun: Ti dhe Berisha hodhët në erë Gërdecin, 28 ditë pas pavarësisë së Kosovës

Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita dhe mazhoranca kanë debatuar në lidhje me kërkesë e kësaj të fundit për rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.
Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, iu kthye kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla duke i thënë se nuk e pyet se dhe nuk i merr leje për të fol për Kosovën.
“Ne nuk mund të jemi krah udhëheqësve të UÇK në një anë, dhe me Vuçiçin nga ana tjetër. Sot
Shqipëria dhe shqiptarët kanë dy kundërshtarë, Vuçiç e Putin.
Sa i përket pyetjes se ku do të jemi ne, jo si deputetë e politikanë, por si qytetarë, do të jem kudo ku flitet për lirinë e liderëve të Kosovës.
Nuk të pyes ty Taulant Balla. Do të jem ku është Kosova. Nuk të marr leje ty dhe s’pres të më ftosh ti. As se ke ditur dhe as nuk e di ku është Kosova”, tha Mediu.
“Meqë u bëra një kronologji që keni bërë për ta dëmtuar Kosovën, vetëm 28 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecin, të dy”, iu përgjigj Balla.