Takimi me Macron, Egla Harxhi rrëfen bisedën me Presidentin francez: Folëm për…

Ka sfiduar gjithmonë kufijtë e traditës dhe ka provokuar opinionin publik me mënyrën e saj të lirë dhe të pavarur të të qenit. Ajo është Ish-modelja, Miss Shqipëria 2007, aktualisht arkitekte në profesion, Egla Harxhi. 

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo vjen me një rrëfim ndryshe sa i takon jetës së saj në Francë, martesës, prindërimit dhe karrierës. 

E pyetur nga Rudina Magjistari lidhur me një fotot me presidentin francez Emmanuel Macron Egla Harxhi shprehet se takimin rastësor që pati me kreun e shtetit nuk nguroi që të fliste edhe për Shqipërinë. 

Rudina Magjistari: Egla dua që të pyes për një foto, sepse je ti e shfaqur aty me Macron, Presidentin francez dhe më trego pak se kur është bërë kjo foto? 

Egla Harxhi: Kjo foto është bërë vjet, në korrik 2024. Është një vend ku Presidenti Emmanuel Macron shkon shumë shpesh bashkë me gruan e tij. Rastisëm aty dhe u prezantuam nga miq të përbashkët. U ulëm gati për një 1 orë duke komunikuar mbi artin, duke diskutuar për projekte kulturore, mbi të ardhmen kulturore të Francës. 

Rudina Magjistari: A e mori vesh që ju ishit nga Shqipëria se dhe ai vjen këtej, ka filluar që ti pëlqejë Shqipëria. 

Egla Harxhi: Po folëm pak edhe për Shqipërinë, por sigurisht që biseda ishte më shumë e drejtuar drejt artit. E kemi takuar shpesh pas këtij momenti në fakt, sepse me ministria e Kulturës po punojmë aktualisht për organizimin e një eventi kulturor. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT