Spahiu: SPAK s’mund të shpresojë e zgjatjen e mandatit prokurorëve. Kryeprokurori Çela sfidoi profesionalisht qeverinë

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij të fundit në Kuvend ditën e djeshme, u kërkoi sërish ligjvënësve zgjatjen e mandatit të prokurorëve të posaçëm. Për juristin Kreshnik Spahiu, SPAK po tregon naivitet me një kërkesë të tillë.
“Është habitshme dhe tërësisht naive në aspektin profesional, që SPAK dje në Kuvendin e Shqipërisë, t’i kërkojë liderëve politikë, atyre politikanëve që po i heton, atyre politkanëve që i ka në procedim penal, atyre politikanëve të cilët i ka nën akuzë, të kërkojë zgjatjen e mandatit të saj.
Së pari është në konflikt interesi të pastër, që do të thotë se kjo klasë politike, e cila nën akuzë, nën arrest, në procese gjyqësore, nuk mund të zgjasë mandatet e atyre prokurorëve që i kanë zbuluar faktet, të cilët janë duke hetuar çështjet e tyre, çdokush nuk do e bënte”,- tha Spahiu në “Sot Livë në Shqipëri” në Report Tv.
Juristi Kreshnik Spahiu tha se Çela sfidoi profesionalisht qeverinë, duke renditur të metat e draftit të Kodit të ri Penal.
”Prokurori i Përgjithshëm i bëri një sfidë profesionale qeverisë për të metat e Kodit të ri Penal. Në një farë mënyre sfidoi dhe ekspozoi të metat profesionale të një projekti të kodifikimit, i cili në një farë mënyre ka shmangur opinionin e profesionistëve. Si mund të zbatohet një kod që është i papranueshëm për prokurorët?”,-tha Çela.