Sot, e akuzojnë si “mik” të socialistëve, Balla tregon kohën kur biznesmeni vlonjat transportonte Berishën me makinën e tij

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vendosur që t’i përgjigjet publikisht akuzave të opozitës se qeveria shqiptare po ndihmon grupet kriminale që të pastrojnë paratë e pista në Shqipëri përmes investimeve dhe favorizimeve që socialistët i kanë bërë biznesmenit vlonjat, Artur Shehu.

Gjatë fjalës së tij për mediat, jashtë ambienteve të Kuvendit, Balla bëri me dije se Artur Shehu është personi i cili përgjatë viteve 2000 ka transportuar në Vlorë me automjetin e tij Sali Berishën. Sipas socialistët ky fakt dihet gjerësisht edhe nga vlonjatët.

“Kam dëgjuar shpesh këtë zallamahinë e partisë demokratike që thonë se çështje një individ Artur Shehu. Për transparencë Artur Shehu është njeriu që ka transportuar Sali Berishën me makinë ne tij për të hyrë në Vlorë në vitin 2000.  Unë skam udhëtuar me atë, asnjë nga PS, ky Sali Berisha është personi”, tha Balla, teksa i pyetur më tej nga gazetarët lidhur me tenderat që Shehu ka fituar, deputeti socialist u përgjigj me ironi: “Mund të ketë hyrë sekser Saliu për këtë”.

Ndër të tjera, Balla deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka strategji tensionet në Kuvend me qëllim që punimet mos vijojnë normalisht.

“Sali Berisha nuk do që të flasë asnjeri nga të tijtë. E merr fjalën 7 herë për procedurë. Dy orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Përpjekje e Sali Berishës për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet. Seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren”, tha Balla ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT