Shfajësohet nga Gjykata e Lartë Bashkim Dedja/ Ish-kreu i Kushtetueses ishte dënuar për fshehje pasurie

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin për dënimin e ish-kryetari të lartë, të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. 

Ky i fundit i cili ishte gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO, do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm.  Në vendimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se rigjykimi të behët me një tjetër trupë gjykues. 

SPAK kishte kërkuar për Bashkim Dedjan, një vit burg për akuzën e fshehjes së pasurisë, por përfundimisht ai u dënua me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove. 

Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur pronësinë mbi një apartament në bregdetin e Kavajës duke e regjistruar në emër të të vëllait. 

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga vetting-u për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT