“S’e dua partinë, por dua votën dhe rrogën”, ish-ministri i Drejtësisë ironizon të pavarurit e PD-së: Flor Binaj s’është Florjana Garo

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjete sociale ka ironizuar kandidaturën e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës.
Manjani thekson në rrjete sociale me tone ironie se i pëlqen “stili i ri elektoral që s’e dua PD-në, por dua vetëm votën dhe rrogën”, referuar kandidatëve që cilët prezantohen si “të pavarur”, megjithëse garojnë me mbështetje politike.
“Më pëlqen shumë ky stili i ri elektoral që: nuk e dua PD, por i dua vetëm votën edhe rrogën.
E sigurt që Florjan Binaj nuk është Florjana Garo, e cila ka përshtatur emrin që të ngjajë si e pavarur, apo jo?!”, shkruan Manjani.