Sallat e gjyqeve si betejë lufte?! Avokati bën deklaratën e fortë dhe ironizon: Magjistratët kërkojnë leje të armatosen… Ok, shtet bëje dhe me ne, jemi 15 mijë!

Saimir Vishaj ka reaguar për situatën në të cilën ndodhet aktualisht sistemi gjyqësor në Shqipëri pas vrasjes tronditëse që ndodhi në sallën e gjyqit, ku humbi jetën i ndjeri Astrit Kalaja. Avokati i njohur, që gjendet jashtë vendit për shkak të problemeve shëndetësore, shprehet se magjistratët kanë kërkuar leje për t’u armatosur.

Një kërkesë e paprecedentë që mund të sjellë pasoja të rënda. Vishaj nuk kursen ironinë, ndërsa bën edhe numërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa në fund e mbyll me profesionin e tij për avokatin. Praktikisht një sallë gjyqi do të shndërrohej si një luftë e vërtetë me dy kahe, i padituri dhe paditësi. Në facebook-un e vet, Vishaj shkruante:

Magjistratët kërkojnë leje për t’u armatosur. Ok dakord. Jepi ti o shtet leje dhe armë zjarri se nuk janë shumë, rreth 700 gjyqtarë e prokurorë. Po si do t’ia bëjmë ligjit që thotë në seanca gjyqësore që nuk lejohen njerëz të armatosur përveç punonjësve të policisë?

Ok o shtet, armatosi magjistratët, po do të bëjnë zborin për mësimin dhe trajnimin për përdorimin e armëve të zjarrit… Ok, o shtet armatosi magjistratët, por meqë prokurori është palë në proces siç është edhe avokati, jep Ok të armatosen edhe 15000 avokatë se baraz janë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT