Rrjeti “zjen” për arrestimin e Cllevios, e vërteta e ekstradimit të tij në Shqipëri dhe videot LIVE në TikTok

Kleviol Ahmetaj, i njohur për publikun si Cllevio Serbiano, është ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri, pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Cllevio ishte në kërkim për disa vepra penale të lidhura me përndjekjen e familjes së Noizyt dhe thyerje të masës së sigurisë dhe tashmë ndodhet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie.
Megjithatë, ajo që ka nxitur debat në rrjetet sociale, është fakti se edhe pas lajmit të ekstradimit, Cllevio ka vijuar që të shfaqet në “TikTok” , në video të cilat duken si “live”, të realizuara në Dubai.
Këto paraqitje të reperit kanë ngritur një sërë pyetjesh dhe dyshime të ndjekësit e tij, të cilët janë ndarë mes atyre që besojnë se videot janë vërtet “live” dhe atyre që thonë se bëhet fjalë për materiale të regjistruara më herët dhe të planifikuara për publikim automatik. Një detaj i cili nxjerr “zbuluar” këtë skemë të planifikuar nga reperi apo dhe miqtë e tij është ora.
Mbrëmjen e së hënës reperi ishte “live” në Tiktok në orën 23:14 të darkës, ndërkohë që ora në Dubai duhet të ishte 01:14 e së martës, por që në telefonin e Cllevios shënonte 8:10 (20:10).
Faktet konfirmojnë që Cllevio u soll në Shqipëri me procedurë ekstradimi mbrëmjen e 8 tetorit. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën arrest me burg për të ndërsa një tjetër vendim i Gjykatës së Fierit e kishte dënuar me 9 muaj burg për largim nga vendi i qëndrimit, në kundërshtim me vendimet e gjykatës.
Kapja dhe ekstradimi i tij u bë në bashkëpunimin e Interpolit dhe autoriteteve të Dubait dhe Policia e Shtetit publikoi pamjet e momentit ku ai mbërriti në Rinas, i shoqëruar nga efektivët e Policisë.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve ligjore, pranisë së tij në Shqipëri dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve, videot në TikTok që shfaqin Cllevion “live” nga Dubai në mbrëmje vazhdojnë të dalin në profilin e tij, por që gjithçka rezulton të jetë “fake” dhe këto video janë të regjistruara më herët!
*Momenti i ekstradimit në Shqipëri