Rishikohet me akt normativ buxheti/ 6 mld lekë shtesë për infrastrukturën! Projektet ku do të ndahen paratë

Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit. Përmes një akti normativ Minsitria e Financave ka rritur e nivelit të planifikuar të të ardhurave të përgjithshme me 12.1 miliardë lekë dhe ka propozuar rritjen e shpenzimeve të përgjithshme me rreth 5.7 miliardë lekë. 

Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: 

* 2.4 mld lekë në transportin rrugor për projekte si: 

 ▪ “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII”; ▪ “Arredim, rikualifikim urban, Superstrada Tiranë–Durrës (Faza I– III)”; ▪ “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr (Faza III)”; ▪ “Spostim i linjave të tensionit të lartë në aksin, korridori VIII”. 

* Në programin e transportit ajror 3mld lekë për mbështetjen e Albcontrol-it në formën e transfertës kapitale, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive. 

* Në programin “Mbështetje për energjinë” 203mln lekë për mbylljen e detyrimeve të disa institucioneve (AIE, AKBN, aparati i MIE-s etj.). 

* Në programin e transportit hekurudhor 364mln lekë për vitin 2025 për zbatimin e projektit të linjës hekurudhore “Terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4 km)”, si zgjatim i linjës Durrës– Tiranë, me vlerë totale 1.8 mld lekë. 

* Në programe të tjera rreth 50mln lekë për programin “Mbështetje për industrinë dhe mbështetje për burimet natyrore”. 

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro. 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT