Rama zbulon shifrat rekord: Mbi 1 milionë e 250 mijë vizitorë në sitet tona kulturore!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë, 14 tetor, disa shifra që flasin për një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Sipas Ramës, nga janari deri në shtator të këtij viti janë regjistruar plot 1 milionë e 259 mijë e 774 vizitorë, një rritje prej 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë.”, shkruan Rama. Ai po ashtu zbulon edhe top pesë destinacionet që kanë tërhequr më shumë vizitorë gjatë këtij 9-mujori:

Sitet më të vizituara:

Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë

Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë

Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT