Pronari i Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli: Investimi më i madh në insfrastrukturë drejt përfundimit!

Miliarderi nga Kosova, Behgjet Pacolli dhe gjithashtu pronar i 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës, përmes rrjeteve sociale ka treguar se vijimi i këtij projekti është në rrugën e duhur.

Behgjet Pacolli shkruan se Aeroporti i Vlorës pritet të përfundojë brenda afatit kontraktual, një aeroport modern, funksional e më i bukuri në të gjithë rajonin.

Miliarderi gjithashtu falënderon kryeministrin Edi Rama “veçanërisht në drejtim të zgjidhjeve estetike dhe dizajnit të brendshëm, kjo vepër po shndërrohet në një “boutique aeroport”

Më 8 maj të këtij viti është bërë dhe inaugurimi i Aeroportit të Vlorës. Avioni i parë i ulur në pistë, ishte ai i Behgjet Pacollit. Kompania “Mabco Constructions SA”, në pronësi të tij, ka 98% të aksioneve të këtij projekti gjigand.

Postimi i Behgjet Pacollit:

AEROPORTI I VLORES PO VJEN!
Aeroporti i Vlorës ( investimi me i madh privat ne infrastrukture publike ) po përfundon brenda afatit kontraktual dhe po merr formën e një prej aeroporteve më modernë, më funksionalë dhe më të bukur në gjithë rajonin. Falë edhe vizionit dhe kontributit personal të Kryeministrit Rama, veçanërisht në drejtim të zgjidhjeve estetike dhe dizajnit të brendshëm, kjo vepër po shndërrohet në një “boutique aeroport” – unik në llojin e vet dhe krenari kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT