“Po s’u zbatuan rregullat për fasadat, konfiskim total”, Rama-ndërtuesve: I përdorni njerëzit si Hamasi, i fusni pa bërë as ashensorë

Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani. 

“Parashikime të reja për moszbatimin e fasadave sipas planit. Janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë të përfshirë në Shqipëri dhe një pjesë janë emra më të mëdhenj në botë. 

Është e drejta e çdo kujt që jeton në cilin do qytet që të ketë rreth e rrotull gjëra të bukura, jo shëmtira. Nuk është shpikje e jona, por dhe për fasadën siç thonë dhe legjislacionet, mund të shkohet deri në konfiskim total. 

Deri sot na i kanë bërë gjërat e vështira se kanë përdor njerëz si puna e Hamasit për të mbrojtur veten, i kanë fut pa certifikatë nëpër shpia, pa mbaruar punimet, i dinë mirë shqiptarët, dhe e kanë bërë të pamundur për ndërmarrje masash ekstreme, se si do e konfiskosh kur njerëzit janë brenda”, tha Rama. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT