Plas ironia në rrjetet sociale, Ilir Alimehmeti “kryqëzon” Bajram Begajn: Hapet vend pune për “Garant të Kushtetutës”

Demokrati Ilir Alimehmeti ka ironizuar presidentin e Republikës, Bajram Begaj pas pezullimit të dekretit nga Gjykata Kushtetuese.

Në një postim në profilin e Ilir Alimehmetit shkruhej: “Hapet vend pune për ‘Garant të Kushtetutës’! Kandidati të dijë të lexojë dhe të ketë këllqe të veprojë!

Ky reagim është një ‘përgjigje’ e Alimehmetit, por jo vetëm, për vendosmërinë e presidentit për të dekretuar zgjedhjet, pavarësisht se Erion Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave ku pranohej shkarkimi i tij nga puna.

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë në ‘Top Story’, Begaj tha se pas një konsultimi të gjatë dhe shterues me këshilluesit ligjorë në presidencë, dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës ishte ajo ç’ka ligji parashikonte dhe në këto kushte.

Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marr në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuar A, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë presidenti.

Sot Gjykata Kushtetuese vendosi pezullim të dekretit të presidentit dhe rrjedhimisht dhe të zhvillimit të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Vendimi për kryeqytetin do të jepet më datë 31 tetor, kur Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankimimin e Erion Veliajt, i cili ka kërkuar të mos shkarkohet nga detyra.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT