“Pas kuintave qëndron kryeministri”, juristi i njohur: Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte, për Ramën apo Veliajn?

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mund të jetë i pranishëm në seancën publike të Gjykatës Kushtetutese, ku do shqyrtohet ankimimi i tij për të rrezuar vendimin e shkarkimit nga posti i kreut të bashkisë.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka vënë në dijeni SPAK dhe Drejtërinë e Burgjeve duke i kërkuar të marrin masa për shoqërimin e Veliajt, në seancën që do mbahet më 31 tetor.
Juristi Genc Gjokutaj, përmes rrjeteve sociale thekson se kjo e premte që vjen, pra 31 Tetori, do të jetë një e premte e zezë për Ramën ose Veliajn.
“Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën? Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn?”-shkruan Gjokutaj
Postimi i plotë
Sot u muar vesh që Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Erjon Velinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për daten dhe orën e gjykimit administrativ me datë 31.10.2025 me objekt shfuqizimin si antikushtetues te VKM që shkarkoi Kryetarin e Bashkisë Tiranë me propozimin e Këshillit Bashkiak! Shkurt Erion Veliaj nëse dëshiron mund të marrë pjesë personalisht në këtë gjykim një rast i rrallë ky por i pa penguar nga ligji!
Ajo që çudit në këtë rast është fakti se si ka mundësi që Veliajt ju mohua pjesëmarrja në Këshill Bashkiak me gjithe insistimin e tij dhe këtë shkelje ligjore po e riparon Gjykata Kushtetuese kur dihet pa asnjë dyshim se në çdo rast prapa kuintave qëndron KM Rama! Ështe lojë apo diçka ka ndryshuar vërtetë?
Si mendoni Miq?
Thirrja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim riparimin procedurial të shkeljeve dhe larjen e duarve me Kryetarin e Bashkisë Tiranë apo synon të kundërtën?
Për cilin do të jetë e zezë kjo e premte për Ramën apo për Veliajn? G