Panë tmerr me sy në sallën e gjyqit, kush janë babë e bir që sapo kishin fituar seancën gjyqësore, autori i sulmit zbrazi karikatorin mbi ta (EMRAT)

Ragip dhe Ervis Kurtaj janë babë e bir të cilët mbetën të plagosur me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë sapo kishin fituar seancën gjyqësore.

Elvis Shkambi është personi i cili qëlloi me armë duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe duke plagosur babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Autori Elvis Shkambi mësohet se ishte në proces gjyqësor me babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Pas ngjarjes, autori ka deklaruar se e qëlloi gjyqtarin pasi po humbiste gjyqin për pronat. 30-vjeçari është arrestuar nga policia pas ngjarjes.

Siç mësohet, autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallën e gjyqit, me seancën që ka nisur në orën 14:00.

Gjyqtari Astrit Kalaja është njohur me faktet, me pretendimet e palëve dhe në fund ka vendosur në favor të të plagosurve.

Pas përfundimit të seancës, i ndjeri Kalaja ka dalë në korridor. Aty është pritur nga autori Shkambi që e ka qëlluar me armë të tipit pistoletë. Pas përfundimit të aktit kriminal, ai ia ka dhënë armën rojës së sigurisë së gjykatës.

Pas kësaj, autori ka dalë jashtë ambienteve të Gjykatës, ku ka shkuar pranë një patrulle të policisë duke i treguar gjithçka ka ndodhur. Kësisoj ai është dorëzuar duke treguar ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot gjithë Tiranën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT