“Një kosovar që s’njeh terrenin”, Fatmir Merkoçi “shpërthen” pas emërimit të Liburn Aliut: Si mund të vendosësh drejtor porti një njeri që nuk di not?

Emërimi i Liburn Aliut, ish-bashkëpunëtorit dhe ish-ministrit të Albin Kurtit, në krye të Autoritetet Portual të Durrësit ka sjellë një sërë reagimesh.

Së fundmi, ka qenë analisti Fatmir Merkoçi, ai i cili e ka kritikuar emërimin e Aliut në krye të Portit, duke e cilësuar si një “gabim të rëndë”.

Merkoçi shprehu shqetësimin se persona që nuk njohin mjedisin dhe funksionimin praktik të një porti mund të bëjnë ndryshime të cilat do të ndikojnë në sigurinë kombëtare dhe menaxhimin e një infrastrukture strategjike.

“Ore është e turpshme që të vijë drejtori i portit një njeri që nuk di not. Ai nuk di not jo më të bëhet drejtori i portit. Një kosovar, të vijë këtu të bëhet drejtori i portit. Pika strategjike e Shqipërisë. Është siguria kombëtare. Ai nuk di asgjë, nuk e njeh fare. Ai qoftë i shkëlqyeshëm në shkollë, sido që të jetë, ai nuk njeh terrenin”, tha Merkoçi, duke shtuar më tej se emërimi i tij do të “degradojë” Portin dhe se të “gjitha marrëzitë do t’i paguajnë shqiptarët”.

Ditën e sotme zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi Liburn Aliun si drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Lajmi i raportuar dje, është bërë fakt sot nga vetë numri dy i qeverisë shqiptare.

“E kam njohur në punë, dhe njerëzit njihen në punë. E kam njohur vite më parë kur kemi qenë kolegë të dy qeverive. Ai drejtonte Ministrinë e Mjedisit (në Kosovë). Ky është Liburn Aliu, arkitekt në profesion por me një karrierë të gjatë politike në Kosovë”, u shpreh Balluku.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit. Deri dy muaj më parë, ai ishte Ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, por dha dorëheqjen.

@vipmagazine.al Analisti Fatmir Merkoçi ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të vënë drejtor të Portit të Durrësit, ish-ministrin e qeverisë Kurti, Liburn Aliu A jeni dakord me analistin? #vipmagazine #fatmirmerkoci #liburnaliu ♬ original sound – VipMagazine.al

Deklarata e Fatmir Merkoçit:

Ore është e turpshme që të vijë drejtori i portit një njeri që nuk di not. Ai nuk di not jo më të bëhet drejtori i portit. Një kosovar, të vijë këtu të bëhet drejtori i portit. Pika strategjike e Shqipërisë. Është siguria kombëtare.

Ai nuk di asgjë, nuk e njeh fare. Ai qoftë i shkëlqyeshëm në shkollë, sido që të jetë, ai nuk njeh terrenin. Si mund ta vesh drejtor porti, të marrësh një tani..ku di unë… të shkoj unë, të më vendosin drejtor në një televizion që nuk e di fare se si funksionon.

Nuk e njoh terrenin fare dhe unë jo pa qëllim ju thashë që ky po kërkon të hapë gropa sa më shumë, ta bëjë çorap këtë vend, ta degradojë totalisht dhe që ai vjen mos ketë më…të gjitha marrëzitë e këtij shqiptarët do ti paguajnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT