Niko Peleshi mbetet kryetar i Kuvendit, bie fasada e opozitës: Demokratët nuk e votojnë as vet kërkesën për shkarkim

Politikani i lartë socialist Niko Peleshi do të vazhdojë detyrën si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa e deputetëve të opozitës për shkarkimin e tij, me pretendimin e shkeljes së Rregullores, është rrëzuar me 79 vota Kundër.

Ndërkohë, kërkesa për shkarkim ka marrë vetëm 10 vota PRO, nga deputetët e opozitës.

Pra, fasada e opozitës ka rënë dhe vetë deputetët nuk e kanë votuar kërkesën që i drejtuan Kuvendit për shkarkimin e Niko Peleshit, duke treguar se ajo ka qenë as më shumë dhe as më pak një kërkesë sa për sy e faqe në publik.

Para se deputetët t’i drejtoheshin votimit, Niko Peleshi mori fjalën dhe tha se problemi nuk ishte ai, por një Kuvend i kthyer në arenë lufte nga deputetët. Sipas kryeparlamentarit, Kushtetuta apo Rregullorja garantojnë të drejtat e deputetit, por gjithashtu ndalojnë keqpërdorimin e  të drejtës.

“Shkaku që na sjell në këtë procedurë është fryma antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë. Nuk është shkelja e Rregullores apo Kushtetutës, ajo është vetëm etiketa e përdorur gabim. Sepse rregullorja nuk të lejon të fyesh, të shah, të akuzosh, të bllokosh foltoren, të pengosh fjalën e deputetëve të tjerë, apo të vendosesh të mos zbatosh masat disiplinore.

Pak gjasa ka të shqetësohesh për kushtetutën e republikës, nëse ti je gati ta flakësh në ajër, apo ta përdorësh si gur mbi kokën e kundërshtarit. Problemi nuk jam unë, por mungesa e vullnetit tuaj. Në respektim real, jo fallco të Kushtetutës dhe rregullores”, është shprehur Niko Peleshi  para votimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT