Në garë për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj fton qytetarët: Së bashku mund ta ndryshojmë kryeqytetin

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe të mbështesin vizionin e tij për kryeqytetin.

Përmes një videomesazhi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Binaj theksoi se Tirana nuk është vetëm qyteti ku jetojmë, por edhe shtëpia që do t’i lëmë fëmijëve tanë.

“Mundësia për t’ju shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do u lejmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionisten që shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për ndryshimin. Më shkruani shqetësimet, mendimet dhe historitë tuaja, së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, shprehet Binaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT