“Mos luaj me dy porta”, Dumani: Hetimi për Shkrelin nisi para deklaratës së Ramës

Opozita e ka pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.

Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha “Kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi tek dera Shkrelit.

Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.

“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT