MASAKRA/ Mori në krah vajzën 1-vjeçare pasi vrau gruan shqiptare, si u ekzekutua 38-vjeçari nga policia kanadeze

Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper në mes të një parkingu në Kanada.

Ky i fundit, pasi vrau gruan, mori vajzën 1-vjeçare në krah dhe në tentativë për tu arratisur me një grua tjetër, u ekzekutua nga policia.

Problemet në çift mesa duket kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë ndërsa mbetet në dorë të autoriteteve për të zbardhur të vërtetën.

Krimi i rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton ndërsa në vendngjarje ka mbetur një automjet dhe një buqetë me lule e vendosur në nderim të shqiptares që u vra nga bashkëshorti. Çifti lanë pas katër fëmijë të mitur, tre djem dhe një vajzë 1-vjeçare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT