Maliq, zjarr në një banesë/ Humb jetën nga asfiksia nëna, fëmijët dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të Diele në Maliq. 

Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa dyshohet se nëna ka humbur jetën nga asfiksia. Dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. 

Raportohet se shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. 

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT