Luftoi dhe fitoi betejën me sëmundjen, Saimir Vishaj kërkon ndihmë te Sali Berisha! Avokati i njohur gati për hapin e madh në karrierë

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, avokati Saimir Vishaj është gati për tu rikthyer në punë me kohë të plotë, e madje jo si një avokat i thjeshtë.
Vishaj ka shpallur kandidaturën për Avokat i Popullit, teksa shkruan se ndihet i lumtur që do t’i rikthehet seancave gjyqësore për të mbrojtur të drejtat e popullit e për t’i shpallur të pafajshëm deri në kohën që nuk ka një vendim të formës së prerë.
“Fitore me ne fund mbasi fitova shendetin ndaj flames se keqe , kam vrapuar lehte , dhe ecje sportive 10 km me banoret e zones. E pabesueshme kapa ritmin e kohes,fizikisht,moralishte dhe kthehem ne Tirane me i forte se kurre. Kjo eshte jeta te luftosh, mbroje dhe jeto pa stresin vdekjeprues. Jam i lumtur qe do kthehem seancave gjyqsore per te mbrojtur te drejtat dhe lirit e te paraburgosurve dhe qytetareve nga cdo shkelje ligji duke i konsideruar te pafajshem per aq kohe qe ska vendim penal te formes se prere.
La vita duro e dificile. Por doktori me i mire ne bote je ti dhe vetem ti , duke hequr stresin duke fituar jeten. Faleminderit dhe mirënjohje juve per sms tuaja ku te gjithe bashke, e shporem kete flame , qe me zuri frymen per 7 muaj rrjeshte.
Zoti ju bekofte!”, shkruan Vishaj.
Propozimi për Avokatin e Popullit, si praktikë i është besuar opozitës ndërsa në Kuvend, kandidati duhet të sigurojë 84 vota, pra shumicën parlamentare. Aktualisht posti i Avokatit të Popullit mbahet nga Erinda Balanca, mandati i të cilës ka mbaruar që në maj të vitit 2022, por ajo vazhdon dhe qëndron në punë për të pritur pasardhësin e saj.
Vakanca për Avokatin e Popullit është shpallur që në legjislaturën e kaluar, ndërsa dhe njëherë në Komisionin e Ligjeve u votua për të njëjtën procedurë. Votimi i bojkotua nga opozita, por ato nuk kanë shumicë votash dhe për rrjedhojë nuk mund të rrëzojnë procedurën.
Partia Socialiste në parlament ka 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike 50. Krah socialistëve llogariten dhe 3 mandatet e Partië Socialdemokrate, duke plotësuar numrin e saktë të votave për miratimin e Avokatit të Popullit.
Por, emri nuk kaloi për votim pasi Partia Socialiste kërkoi që përzgjedhja e kandidatit të kalonte në një proces të mirëfilltë konsultimi mes palëve.