‘Liria ka emër’, Edi Rama publikon deklaratën e James Rubin: Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi

Ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin ka dhënë një intervistë për gazetaren Ilva Tare në podcastin Balkans Debrief ku ka folur për gjyqin e shumë viteve që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata e Hagës.

Një pjesë e intervistës së tij është shpërndarë dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka veçuar frazën “Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.”

Unë lutem që kjo të mos ndodhtë. Do të ishte është një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë, që njerëzit që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, të shpalleshin fajtorë mbështetur në asnjë provë që nuk i kam parë kurrë.

Do të ishte një njollë e tmerrshme mbi sistemin juridik ndërkombëtar dhe mendoj që, për shumë kohë më pas vullnetin e ngritur nga gjykata ndërkombëtare të ngjashme. Ndaj shpresoj dhe lutem që kjo mos të ndodhë”, tha Rubin në intervistë.

James Rubin ka qenë dëshmitar i ftuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë ku prej 2 ditësh dëshmoi se Thaçi nuk ka konsumuar asnjë prej akuzave që janë ngritur ndaj tij dhe 3 ish-krerëve të tjerë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Të katërt akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe që prej vitit 2021 mbahen të paraburgosur në qelitë e Hagës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT