Liburn Aliu “i zuri vendin” në Portin e Durrësit, ja ku emërohet Kreshnik Bajraktari

Pasi u lirua nga detyra si drejtor i Portit të Durrësit, dhe detyra e tij i’u besua Liburn Aliut, Kreshnik Bajraktari nuk do të mbetet “pa vend”.

Pasi tashmë ai do të kryej funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë Endri Haxhiun.

Emërimi i tij vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si drejtues i Portit të Durrësit, funksion të cilin e mori prej korrikut të viti të kaluar. Më parë ai ka mbajtur detyrën si këshilltar pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Bajraktari ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik në kryeqytet dhe është me origjinë nga qyteti i Kukësit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT