Lëvizje në Policinë e Shtetit, shkëmbejnë drejtuesit e komisariateve Devolli dhe Peqini

Lëvizje të rëndësishme janë bërë këtë të enjte, 16 tetor, në drejtimin e komisariateve të Devollit dhe Peqinit. 

Gazetari i Klan News, Fatos Salliu raporton se shefi i komisariatit të Policisë Devoll është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit Peqin, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm në strukturat lokale të rendit.  

Në vend të tij, në Devoll, është emëruar nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot ka mbajtur postin e shefit të komisariatit Peqin. 

Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje mbi arsyet specifike të këtyre lëvizjeve. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT