Kushtetuesja la pezull zgjedhjet në Tiranë, Kujtim Gjuzi vazhdon fushatën me termus në dorë: Me mua kryetar nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m²

Në një kohë kur “Kushtetuesja” pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj, lidhur me datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, Kujtim Gjuzi po vijon fushatën e tij.

Në një intervistë për “Vip Magazine”, Gjuzi ka zbuluar dhe disa nga pikat kryesore të programit të tij, ku vëmendje të veçantë do të kenë nënat me shumë fëmijë si dhe çiftet e reja.

Sipas, ish-deputetit nëse ai do të jetë kryetar Bashkie çdo nënë që ka 5 fëmijë do t’i japë vilë, ndërsa çiftet të cilët do të martohen do të kenë shtëpinë e tyre,

“Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat me fëmijë do të kenë rrugën e vet. Ku m nëna me fëmijë nuk dihet se çfarë ndodh, si? Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë. Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë. Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit, menjëherë”, tha ai.

@vipmagazine.al Kujtim Gjuzi, në një intervistë për Vip Magazine, dhënë për gazetarin Gurjan Doçin, ka zbuluar se do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës. Ai ka nisur fushatën, duke premtuar se çdo çifti të sapomartuar do t’i japë shtëpi e ndërsa nënave me 5 fëmijë do t’iu japë vilë Si ju duken premtimet e tij? ????????Intervistën e plotë e gjeni në kanalin zyrtar të Vip Magazine në YouTube ose në story #vipmagazine #kujtimgjuzi #bashkiatirane #gurjandoci ♬ original sound – VipMagazine.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT