Kush është “I GJATI” që jepte leje ndërtimi?! Përgjimet e grupit të Shijakut në “SKY”: Na dha OK se janë prona të mira, ndoshta na cakton atë arkitektin turk (FAKSIMILE)

Rrjedhja e dokumenteve të fragmentarizuara nga dosja e grupit kriminal të drejtuar nga Aleksandër Laho, i njohur dhe si Rrumi i Shijakut, ka nxjerr në pah një detaj interesant se eksponentë të lartë të krimit kishin kontakte me njerëz të pushtetshëm administratë.

Një faksimile e publikuar në media, ku vëllai i Rrumit, shtetasi Vullnet Muça bisedon me një tjetër përdorues të “SKY ECC”, i identifikuar me kodin D787B0, i cili i thotë se shoku i tij kishte marrë miratimin nga “i gjati” për leje ndërtimi dhe nga java e parë e Janarit do të orientoheshin edhe tek arkitekti.

Biseda zhvillohet në 25 Dhjetor 2020 dhe sipas bisedës, me emrin e arkitektit do të njiheshin në Janar 2021.

Është mbresëlënës fakti se këtë eksponentë të krimit, dukshëm me lidhje të larta në nivelet e pushtetit, nuk duan vetëm të tjetërsojnë prona dhe të marrin leje ndërtimi por kërkojnë edhe projekte të bukura, duke u interesuar për punën e arkitektëve.

Kush është

Biseda mes Vullnet Muçes dhe personit tjeter ne SKY ECC

Përdoruesi i “SKY ECC” i identifikuar me kodin D787B0 gjatë bisedës me Vullnet Muçën, thotë se “i gjati” jep lejen dhe i cakton vet arkitektët. Sipas tij, ndoshta “i gjati” do ju caktojë arkitektin “Emre turku”, që bën fjalë për arkitektin e njohur nga Ankaraja, Emre Arolat.

Arolat është më i njohur për ndërtimin e Xhamisë Sancaklar në Stamboll dhe gjatë 30 dekadave punë, ka marrë dhjetëra çmime e vlerësime, për arritjet e tij në zhvillimin e arkitekturës bashkëkohore.

Biseda e transkriptuar nga komunikimi mes Vullnet Muçës dhe përdoruesi D787B0

Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.

D787B0 – Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e parë e janarit do

Vullneti – Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf

D787B0 – Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku

Vullneti – Po ti dil rrim shok leja del… Dhe folim ta dimë ca kërkojnë… Renci ka te bohet duhet miku shoku se

D787B0 – Ok shoku veç te na jap emrin e arkitektit

Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira

D787B0 – Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë Emren turku.

Vullneti – Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera

D787B0 – Shumë mirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT