“Kosova është Serbi”/ Thirrje raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes me Kombëtaren shqiptare

Në stadiumin e Leskovacit po luhet super-sfida mes Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Botërorit. 

Gjatë ndeshjes, janë dëgjuar thirrje në kor nga tifozët serbë, të cilët thonë ‘Kosova është Serbi’, por edhe duke përdorur thirrje raciste ndaj shqiptarëve. 

Në stadiumin ‘Duboçica’ kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt. 

Kujtojmë edhe njëherë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.  

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT