Ishte shpallur i humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë, detaje nga krimi i rëndë

Një 65-vjeçar nga Pllana, Lezhë, është gjetur i pajetë rreth orës 17:30 në breg të lumit Mat, pas disa orësh kërkimesh nga Policia, e cila ishte njoftuar nga vajza e tij për humbjen e kontaktit.

Nga këqyrja paraprake, viktima Gjergj Tusha ka shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë nga armë zjarri.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për dokumentimin ligjor, sqarimin e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT