I kërkon Gjykatës Kushtetuese ta zgjedhë si anëtare, kërkesa e Naureda Llagamit shqyrtohet më 11 nëntor

Gjykata Kushtetuese cakton datën 11 nëntor për shqyrtimin e kërkesës së Nauerda Llagami, kandidate për anëtare të GJK. 

Ajo mori 8 vota teksa kandidonte për GJK, ndërsa Gjykata e Lartë emëroi Asim Vokshin i renditur i pari nga KED. 

Llagami nuk mori kuorumin e nevojshëm të votave. Asaj i duheshin 9 vota për t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 

Nauerda Llagami pretendon se pikërisht vota e 9-të u shpall e pavlefshme qëllimisht, gjatë votimit në Gjykatën e Lartë. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT