Historia emocionuese e katërnjakëve te spitali “Koço Gliozheni”, si nëna rrezikoi jetën dhe refuzoi abortin e dy foshnjave, Aldo dhe Roza u bekuan nga Zoti (RRËFIMI I MJEKUT)

Një histori frymëzuese është ajo e çiftit Aldo dhe Roza, të cilët sot gëzojnë katërnjakët e tyre. Doktor Nderim Horeshka ka treguar rrugëtimin e vështirë të çiftit që prej momentit të njoftimit të shtatzënisë me katërnjakë e deri në ditën e lindjes.
Roza dhe Aldo refuzuan të abortonin foshnjat, pavarësisht rrezikut të lartë që kjo shtatzëni kishte për Rozën ashtu dhe për foshnjat. Që prej javës së 22-të, Roza u hospitalizua ndërsa sot ata lanë përfundimisht dhomën e spitalit të Koço Gliozhenit, por nuk u larguan pa u përshëndetur me dokorin, që i kishte ndjekur në gjithë këtë rrugëtim të gjatë.
Kjo ishte ajo çka e emocioni më tepër Nderim Horeshkën, i cili shkruan se pavarësisht përgjegjësisë së madhe dhe stresit të profesionit, këto janë ndjesitë më të bukura. Lindja e jetës dhe të bëhesh pjesë e gëzimit të kujdo që bëhet prindër.
“Sot ishte nje dite pune e lodhshme per mua me nje operacion te veshtire.Por sot qe edhe nje dite teper e vecante.
Nje cift i mrekullueshem Roza dhe Aldo me bene nje surprize ,qe me hoqen lodhjen e operacionit.
Ato jane prinder te katernjakeve te lindur ne Spitalin tone me 8 Gusht.Qe lindje parakohe.
Qe nje shtatzani me rrezik te larte.Qe kur u diagnostikua ne fillim te shtatzanise ,qe ishte katernjake patem nje bashkebisedim teper te gjate duke u sqaruar,rreziqet dhe komplikacionet e mundeshme di per Nenen ashtu edhe per bebet.
U kishin propozuar dhe feto reduction (nderprerje ne barkun e nenes te zhvillimit te dy nga bebeve).Roza e kishte refuzuar kete nderhyrje dhe vedosi vazhdimin e shtatzanise ,duke marre rrezikun teper te larte per vete dhe bebet.Doktor ti si me thua ?
I thashe ,qe une jam ne parim kundra Abortit.Por vendimarrja eshte e juaja.Me thote Dr.Nderimi kemi vendosur ti mbajme te kater bebet,zoti mi dhuroj e shpresoj te me ndihmoje t’i lind e t’i rris.
Dua qe shtatzanine t’a ndjek me ju.
Qe nje sfide dhe per mua ,sepse eshte shtatzani me rrisk.
Roza u hospitalizua qe 21-22 javeshe ne SUOGJ”Koco Gliozheni “ dhe deri me sot.
Sot Roza dhe Aldo dolen duar plot fhe teper te lumtur me 4-foshnjat e tyre ,3 djem dhe nje vajze.Ato nuk dolen nga spitali me priten 2.5 ore sa mbarova operacionin,per te me pershendetur dhe falenderuar me shume mirenjohje per punen e bere.
U mrekullova nga fjalet e ndjera dhe teper prekese jovetem per mua ,por per gjithe stafin e spitalit tone.
Vertet eshte nje histori suksesi profesional ,ku kontribuan te gjithe mjeket e spitalit ,ekipet e rojeve qe e kane ndjekur me vemendje cdo nate.
Stafi i pathologjise barres,ne vecanti DrJonida Dautllari qe ishte mjeke e dhomes e qe konsultoheshim cdo dite per gjendjen ,ecurine , mjekimin etj.
Nje merite e vecante ekipi qe asistoi lindjen me operacion,Dr.Anika Dokle,DrFlori Llabani,Dr Kela.
Por ,nje merite dhe vleresim teper te vecante merr stafi i Neonatologjise,mjeket dhe infermieret qe jane perkujdesur maksimalisht qe nga lindja e deri sot.
Faleminderit Zotit!
Profesioni yne teper i veshtire ,plot stres,ankth,edhe here here pasiguri ,qe lidhen me ate qe mjekesia nuk shkence ekzakte dhe vleresimet e parashikimet jo gjithmone jane te sakte.Por ,ky profesion teper i bukur,te fal emocione kaq pozitive qe vetem ne kemi fatin t’i perjetojme,gezim e lumturi te papershkruar me fjale ,lindja e jetes!Behemi pjese e gezimit ,lumturise te atyre qe behen prinder.
I ndajme bashke keto momente gezimi teper te vecanta .
Faleminderit qytetareve te Tiranes dhe gjithe Shqiperise ,qe na besojne jetet e femijeve dhe grave ,nenave e motrave te tyre.
Po ndaj me ju foto,me lejen paraprake te ciftit Roza dhe Aldo.
Ekografi te fillimit shtatzanise,ecurise dhe fotot e sotme ,qe do te jene te paharruara per mua!
Ju uroj :Jete te gjate ,shendet e fat te kater femijeve te Rozes dhe Aldos.
Zoti ju bekofte familjen tuaj”, shkruan doktor Nderim Horeshka.