“Hetim i suksesshëm”, Altin Dumani flet me emra: Kryebashkiaku që bëri korrupsion në zgjedhje është dërguar për gjykim!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend në lidhje me punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024 ndërsa i është përgjigjur edhe 57 pyetjeve të opozitës.

Altin Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit Flamur Noka në lidhje me hetimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli të cilin e cilësoi një hetim të mirë lidhur me një vepër penale shumë problematike siç është ajo e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

“Atë para se ta bënit publike ju e bëri publike kryeministri, çdo qytetar e mban mend deklaratën e kryeministrit: Kristjan mos luaj me dy porta”, ishte pyetja e Nokës drejtuar Dumanit duke iu referuar hetimit ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli.

Procedimi penal ka filluar kohë para këtij deklarimi dhe unë mund të them që po ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur marrjen e përgjegjësive penale dhe dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për një vepër penale shumë problematike siç është ajo e korrupsionit aktiv në zgjedhje.”-tha Dumani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT