Gramshi u bë shkrumb e hi por merr më pak fonde se bashkitë e tjera! Maliqi e Librazhdi do shpërblejnë më shumë zjarrfikësit

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit, qeveria ka vendosur shpërndarjen e shpërblimeve për të gjithë zjarrfiksit e angazhuar gjatë verës për shuarjen e flakëve në vend.

Për 16 bashki, të cilat janë prekur më shumë nga zjarret, fondi do të jetë më i lartë pasi do të shpërndahen dy paga mujore bonus, ndërsa për pjesën tjetër 1 pagë.

Kapitali në total është 1 milionë e 546 mijë euro, i cili është transferuar për çdo bashki, pa specifikuar se cilat do të shpërndajnë dy paga, por duke bërë të ditur vetëm totalin që përfitojnë.

“16 bashkive në të cilat ka pasur intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të zjarreve, iu akordohen fonde për dy paga shpërblim dhe bashkive të tjera u akordohen fonde për një pagë shpërblim për punonjësit e mbrojtjes nga zjarri”, thuhet në relacion.

Librazhdi dhe Maliqi kanë marrë 94 mijë euro, bashkitë me kapitalin më të lartë, ndjekur nga Vlora me 1 mijë euro më pak.

Ndërkohë, Gramshi qyteti i cili pësoi dëme të konsiderueshme, përfshirë këtu dhe në banesa, përfiton fondin më të ulët, vetëm 30 mijë euro.

BUXHETI SHTESË PËR BASHKITË
LIBRAZHD- 94 MIJË EURO
MALIQ- 94 MIJË EURO
VLORA- 93 MIJË EURO
FINIQ-69 MIJË EURO
BUXHETI SHTESË PËR BASHKITË
DIBËR- 57 MIJË EURO
DURRËS- 52 MIJË EURO
SHKODËR- 51 MIJË EURO
MALËSI E MADHE- 50 MIJË EURO
GRAMSH 30 MIJË EURO

Theksojmë se jo të gjjtha bashkitë u prekën nga zjarret, por forcat e zjarrfikësve kanë qenë prezent në çdo zonë që ka pasur luftë më flakët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT