Gjyqtari Kalaja nuk ishte i pari! Ish- Prokurori: U qëllua me armë edhe ndaj magjistrates në Gjykatën e Fierit (HISTORIA)

Ish-prokurori Eugen Beci teksa komentonte vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja një ditë më parë brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, deklaroi se ky nuk është atentati i parë.

Beci tha se atentati i parë, rast i ngjashëm me vrasjen e Astrit Kalasë, ka ndodhur edhe në vitin 2007 brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Fierit. Ish-prokurori tha se ngjarja e shumë viteve më parë përfundoi me plagosjen e një punonjësi pasi arma u bllokua dhe gjyqtarja shpëtoi.

Sakaq, Beci u shpreh se nuk jemi të gatshëm si shtet për të përballuar hetimet e gjykime të personave që mund të rrezikojnë jetën e gjyqtarit, prokurorit, policit, Ministrit të Brendshëm, të gjithë zyrtarëve të lartë.

“Atentati i dytë që ka ndodhur origjinal si ky. Fatkeqësisht me pasoja të rënda. Atentati i parë i bërë në janar të vitit 2007, një shtetas ka qëlluar brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Fierit. Për fat u bllokua arma dhe u plagos vetëm punonjësi i sigurisë që ishte në sallën e gjyqit.

Gjyqtarja dhe sekretarja gjyqësore shpëtuan se u shmangën dhe të shtënat nuk vazhduan. Në atë kohë është gjykuar dhe hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

A jemi të gatshëm ne të përballojmë hetime, zbulime, gjykime dhe ndëshkime të personave që mund të rrezikojnë jetën e gjyqtarit, prokurorit, policit, Ministrit të Brendshëm, të gjithë zyrtarëve të lartë.

Jo. Ne nuk jemi të gatshëm. Kemi bërë hapa prapa me reformën duke ndryshuar kompetencën e prokurorisë së posaçme, që s’ka kompetencë të hetojë vrasjet e cilësuara të zyrtarëve të lartë ku përfshihen gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të lartë. Këtu është dhe përgjigja.”-tha Beci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT