“Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyejë Veliajn” – Preç Zogaj flet për ligjshmërinë e shkarkimit të kryebashkiakut

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke konentuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës u shpreh se ai nuk është shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës, siç thotë neni 115, por se nuk ka shkuar në punë 3 muaj, siç parashikon ligji për qeverisje vendore.
I pyetur nga analisti Andi Bushati nëse presidenti duhet t’i shpallë zgjedhjet, Zogaj u shpreh se presidenti është në të drejtën e vet të dekretojë brenda 48 orëve, por Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim të drejtë për Veliajn.
Preç Zogaj: Sistemi i drejtësisë u krijon një mundësi palëve që të ankimojnë, rishikojnë dhe është e mundur që në shkallën më të lartë të gjykimit të arrihet afër të vërtetës, siç ka ndodhur me akimimin e Veliajt.
Është e intepretueshme. Për këto tema duhet të jemi më të matur, kur nuk jemi profesionistë, se ka shpërthyer si sport popullor, janë veshur si gjyqtarë të Venecias. Ne mund të flasim për atë pamje. Si analist politik, siç e pashë unë, ky neni 115 i Kushtetutës që flet për shkelje të rënda të ligit. Veliaj nuk është shkarkuar për shkelje të rëndë, por se nuk ka shkuar në punë 3 muaj. Ajo pema e legjislacionit ka trung, degë, degëza dhe i sheh në harmonizim dhe u nglete atyre të zanatit. Ky neni 115, a duhet që automatikisht kur dorëzohet një ankimim duhet shkarkuar?
Nëse do të ishte shkelje se unë pashë ligjin për GJK janë përcaktuar qartë se kush janë çështjet që pezullohen automatikisht dhe me vendim të GJK dhe çështjet që kanë të bëjnë me nenin 115 pezullohen automatikisht. Nëse janë çështje të tjera që nuk kanë të bëjnë me shkelje kushtetuese merret vendim do të marrë kohë, ta shqyrtojë, ta adresojë në një gjykatë tjetër. Ne kemi precedentë. Ka një mori çështjesh që meritojnë trajtim. Presidenti nuk duhet të adresojë çështje që nuk i ka për tagër.
Andi Bushati: Ti thua nuk e di. Duhet t’i shpallë zgjedhjet apo jo?
Preç Zogaj: Presidenti është në tagrin e vet brenda 48 orëve dhe rasti i Tiranës është i interpretueshëm. Gjykata Kushtetuese do të intepretojë drejt, nuk do ta shqyejë.