Gjykata e Apelit skenë krimi! Përse skaneri nuk detektoi armën e krimit, përfundojnë në komisariat rojet e sigurisë,

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje dhe njëherë tjetër ka vënë në dyshim sigurinë jetësore të individit, sidomos kur bëhet fjalë në institucione shtetërore e gjykata, ku kontrolli duhet të jetë i niveleve të larta.
Sakaq, në komisariat janë shoqëruar të gjithë personat e pranishëm në sallën e gjyqit, palë të përfshira në proces, punonjës të gjykatës dhe rojet e sigurisë që i përkasin një kompanie private.
Të gjithë do të merren në pyetje për të zbardhur kronologjikisht ngjarjen nisur që nga momenti i futjes së armës së zjarrit brenda në gjykatë dhe mosdetektimi nga pajisjet e skanerit.
Është shumë e paqartë nëse ura e dedektimit ka funksionuar apo nëse Elvis Shkambi ka kaluar apo jo për kontroll.