Gjin Gjoni kujton kohën e tij të ‘lavdishme’ si gjykatës: Kisha përballë Ramën, por nuk trembesha!

Deputeti i PD, Gjin Gjoni, është treguar i ashpër në reagimin e tij mbi situatën ku ndodhët Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ai u shpreh se anëtarët e KLGJ-së janë vendosur në ato pozicione për shkak të ndërhyrje s së politikës.
Kjo sipas tij i bën që të mos jenë të pavarur në punën e tyre. Ndërkohë, Gjoni ka sjell eksperiencën e tij si gjykatës, duke u shprehur se edhe ai ka pasur Ramën përballë, por nuk është trembur.
“KLGJ në mënyrën e funksionimit dhe ish anëtarë të Këshillit, jo se dua të fyej këta që janë, kishin tjetër prezencë dhe debat të nivelit profesional, pa kokëçarje dhe për shkak të pushtetit.
Edhe ne kishim përball Ramën, por nuk trembeshim çdo të thoshte ai, por tani duke qenë produkt, që nga përzgjedhja dhe seleksionimi… sepse atëherë kishin President me këllqe që përballej edhe me kryeministrin. Tani kemi njerëz që në jetën tyre profesionin e parë e kanë kryetar të KLGJ”, tha ai.