Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit, 4 prokurorë dorëzojnë aplikimet

Kjo e mërkurë (8 tetor) shënon afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në garën për drejtimin e këtij institucioni, kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorët Klodjan Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.  Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT