Francezët të marrosur pas bregdetit shqiptar, mrekullohen nga deti kristal i bregut të Himarës dhe zgjedhin “Miamar Hotel” si më të bukurin

Rrjeti televiziv francez TF1 i ka dedikuar një reportazh rivierës shqiptare dhe asaj malazeze, duke theksuar se dy destinacionet në rajonin ballkanik, synojnë të rivalizojnë rivierën greke dhe atë franceze. Sipas tyre, çmimet janë 2-3 herë më të lira dhe Shqipëria e Mali i Zi po ngrihen shpejt në nivelin e turizmit.
“50′ inside”, një program televiziv francez që transmetohet në TF1, e ka nisur me Shqipërinë, duke e përshkruar vendin tonë si një destinacion shumë të preferuar dhe me bukuri përrallore, thotë se se riviera jonë është parajsa e re e Mesdheut.
Francezët që kanë ardhur për pushime në Shqipëri dhe janë protagonistë të emisionit që transmetohet në kanalin e parë dhe më të vjetër kombëtar francez TF1, i shijojnë të gjitha; nga deti i kristaltë i Himarës, bukuritë e pazarit të Krujës, rrugët panoramike, ushqimi i perfekt dhe çmimet e lira.
Restorante, pishina e plazhe private dhe vila të vogla për familjet që duan privatësi, janë disa nga ato që listojnë protagonistët e reportazhit francez, duke thënë se elemente te tilla janë shumë të kërkuara nga turistët, ndaj dhe Shqipëria është një destinacioni i preferuar.
Familja franceze e përbërë nga çifti i bashkëshortëve dhe tre fëmijët kanë zgjedhur “Miamar Luxury” Hotel në Himarë dhe kur kthehen në dhomat e tyre, pas një dite të gjatë në ujërat e kristalta të bregut të jugut, relaksohen në ambientet komode të “Miamar”.
Pasdite, ata zbresin në restorant dhe i provojnë të gjitha, nga prodhimet e detit, tek pjatat tradicionale dhe ato moderne, ndërsa me aq sa mund të kuptohet nga mimika e tyre, gjithçka është perfekte dhe me shumë shije.
Më poshtë, reportazhi i plotë për të gjithë ata që duan ta shohin në gjuhën franceze, nga 50’Inside…