Forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama: Jam i ftuar si një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se nesër do të marrë pjesë në forumin e Berlin Global Dialogue.

Rama shkruan se Berlin Global Dialogue është forumi që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Gjithashtu Rama thekson se së bashku me Ursula von der Leyen, do jenë dy folësit e sesionit përmbyllës nesër.

“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT