Fitoi betejën me kancerin, avokati Saimir Vishaj: Sot fillova fazën e fundit, mjekët janë optimist se kjo flakë do të zhduket përgjithmonë nga trupi im

Avokati Saimir Vishaj njofton se sot ka nisur fazën e fundit të betejës me kancerin, një sëmundje që e mundoi për ditë të tëra, por që fatmirësisht ai doli fitimtar. Ish-kreu i Penalistëve të Shqipërisë, thotë se mjekët i kanë dhënë shpresë së sëmundja do të zhduket përgjithmonë nga trupi i tij.
“Sot fillova fazen e fundit te luftes kunder te mallkuares botrore te kancerit. Do tja dal dhe kesaj faze per te fituar 100% gjendjen time shendetsore. Mjeket jane optimiste qe kjo flame do te zhduket pergjithmone nga trupi im.
Edhe une jam optimist, aq sa ardhja ne Tirane dhe takimi dhe festa me koleget me ka lumturuar.
Por kujdes, kjo semundje eshte e pameshirshme po nuk u kujdese per vete qe nga higjena, larja e duarve mbas cdo kontakti, large stresit, larg smogut, po ajrit te paster, kujdesi periodik te mjeku, burrat 1 here ne vit berjen e kolonoskopise dhe egos se barkut ndersa femrat berjen e mamografia.
Duhet ta mbrojme jeten qe ta shijojme ate. Ju pafsha sa me te lumtur e te buzëqeshur, larg stresit shkaktar i cdo semundje”, shkruan avokati i njohur Saimir Vishaj, ndërsa qytetarë, miq dhe kolegë të shumtë i urojnë shëndet.