Ferrat në mes të Komunës së Parisit, IMT dhe Bashkia mbushin pas 20 vitesh gropën e hapur për pallat: Do bëhet kënd lojërash (FOTO)

Gropa e hapur për një pallat në zemër të Komunës së Parisit, pranë vendit të njohur si “lulishtja”, do të mbushet me dhe dhe inerte të tjera. IMT dhe Bashkia e Tiranës kanë vendosur të ndërhyjnë pas rreth dy dekadash për ta shndërruar kënd lojërash.

Ferrat dhe pemët që ishin rritur prej vitesh në gropën e hapur për pallat, por që mbeti në mes për shkak të konflikteve gjyqësore, gati sa nuk po arrinin lartësinë e pallatit tjetër 10-katësh.

Ferrat në mes të Komunës së Parisit, IMT dhe Bashkia mbushin

Gropa e hapur për një pallat në zemër të Komunës së Parisit

Rasti u denoncua nga deputeti i zonës, Erion Braçe, kur qeveria nisi projektin për lirimin e hapësirave publike dhe mesa duket, thirrja nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Trupat e Bashkisë Tiranë kanë ndërhyrjen.

Llamarinat që rrethonin gropën prej më shumë se 20 vitesh janë hequr dhe kamionët kanë nisur mbushjen e saj me dhe, për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme. Pas rehabilitimit fillestar, ajo do të shndërrohet në kënd lojërash për fëmijët.

Ferrat në mes të Komunës së Parisit, IMT dhe Bashkia mbushin

IMT dhe Bashkia mbushin pas 20 vitesh gropën e hapur për pallat

Back to top button
LAJMET E FUNDIT