Ethem Aga kandidati i opozitës për të fituar Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet demokrati: Nuk ia kthej shpinën luftës

Ethem Aga është një prej demokratëve që është përfolur si një kandidat i mundshëm për bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin Revieë në Euroneës Albania, Aga ka komentuar zgjedhjet e parakohshme kryesisht ato që do të zhvillohen në kryeqytet si dhe mundësinë për të qenë kandidat përballë Ogerta Manastirliut nga krahu i Partisë Socialiste.
Ethem Aga është shprehur se nuk do t’ia kthente shpinës luftës si dhe deklaron se do të jetë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Ndër të tjera ai thotë se do të ishte mirë që kandidati të dilte nga strukturat e Partisë Demokratike.
“Të them mendimin tim të lirë, unë kam thënë që nuk ja kthej shpinën luftës dhe do të jem pjesë e fushatës. Do të ishte mirë që kandidati të dilte nga struktura e PD-së, që është pjesa më e madhe e elektoratit. Ky është mendimi im personal” -tha Aga.
Deri më tani vetëm Partia Socialiste ka shpallur hapur kandidaturën për Tiranën me Ogerta Manastirliun si dhe ka ndarë detyrat për të gjithë anëtarët e PS-së.
Ndërkohë opozita deri më tani në negociata dhe me partitë e tjera opozitare, ende nuk ka shpallur një kandidat, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur dëshirën për këtë post.